Hapim zyrtarisht thirrjen për pjesëmarrës në “Common Ground WB: Youth Cultural Pacts for Local Change”! 🇦🇱 🇲🇪 🇲🇰
🤝 Ky projekt rajonal bashkon 24 të rinj nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, për të krijuar hapësira dialogu, shkëmbimi dhe bashkëpunimi ndërkulturor dhe për ta kthyer këtë dialog në veprime konkrete në komunitetet e tyre.
🏛️ Si pjesë e projektit, pjesëmarrësit nga Shqipëria do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një vizitë shkëmbimi në Berat, së bashku me të rinj nga vendet e tjera të rajonit.
🌱 Përgjatë projektit do të zhvillohen aktivitete online, shkëmbime rinore, dhe iniciativa të udhëhequra nga të rinjtë në komunitetet e tyre.
🇦🇱 Nëse je i/e ri/re nga Shqipëria dhe dëshiron të jesh pjesë e kësaj eksperience, kjo është mundësia jote!
📅 Afati i aplikimit: deri më 30 shtator
📩 Apliko këtu : https://docs.google.com/forms/d/1l5EaSLCiXO885hubUhtAUTuKhmj3oSVh9GmWcJo84BU/edit
Për pyetje ose informacione të mëtejshme, mund të na kontaktoni në: uratereja@gmail.com
A je gati të bëhesh pjesë e ndryshimit? 🤝🌍
The Grant for Grassroot Initiatives is co-funded by the Western Balkans Fund and European Union, as part of the WBF-EU Joint Action.
