Të dëgjojmë dhe punojmë me qytetarët

“Të dëgjojmë dhe punojmë me qytetarët” është nisma më e re që do të zbatohet nga organizata #NewBridges me mbështetjen e @levizalbania , një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim #SDC.

Të dëgjojmë dhe punojmë me qytetarët do të fokusohet në rritjen e angazhimit qytetar në proceset vendimmarëse në Bashkinë Berat.

Mungesa e hapësirës për përfshirje qytetare në venidmmarrjet vendore, ka krijuar një hendek të madh midis prioriteteve të bashkisë dhe nevojave të qytetarëve.

Ne do të bëjmë të mundur që politikat dhe investimet e bashkisë Berat të sinkronizohen në favor të përmirësimit të jetës së komunitetit dhe qytetarëve në qytetin e Një mbi Një dritarëve.

#NewBridges #BashkiaBerat #LevizAlbania #levizpërdemokracinëvendore