Koalicioni Advokues Vendor 2019 i përbërë nga 29 të rinj të bashkisë Berat me përfaqësues nga 5 Njësitë Administrative: Berat qendër, Otllak, Sinjë, Velabisht, Roshnik, nisën ciklet e trajnimeve për të ngritur kapacitetet e tyre për të qënë lider në komunitet. Vetë angazhimi i tyre në projekt tregon qartë dëshirën dhe vullnetin që të jenë ata vetë agjentët e ndryshimit në komunitetin e tyre.
Projekti “Të rinjtë si agjentë ndryshimi në komunitet” mbështetet nga Lëviz Albania dhe zbatohet nga organizata New Bridges Berat – Ura të Reja Berat
#terinjtesiagjentendrshiminekomunitet
#aktivizmirinor
#levizalbania
#riniaperkomunitetin
#rinianeveprim